Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Me marsh përkujtimor u shpërfaq dhimbja për romët e vrarë gjatë Holokaustit

Prishtinë 28 janar - Me melankolinë e dhimbjen që përcillte kënga rome, të renditur në formë të numrit 27, shkallëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës, me qirinj të ndezur në duar, pjesëtarë të komunitetit rom dhe komuniteteve të tjera përkujtuan 500 mijë romët e vrarë gjatë Holokaustit. Çdo hap i tyre përfaqësonte një dhimbje, një shifër të vrarësh, e të gjitha bashkë një histori. Melodia e këngës rome thellohej teksa qirinjtë shkriheshin dhe emocionet shtoheshin. U përkujtua thirrja e Hitlerit : “Ju jeni romë dhe nuk keni të drejtë të jetoni”, e cila rezultoi me mijëra varre.

Denis Galushi, organizator i Marshit Përkujtimor, ka thënë se teksa përkujtohet tragjedia e komunitetit rom nuk përkujtohen viktima, por heronj, falë së cilëve është shkruar një histori.

“Nuk jemi numër e as statistikë. Kur të tjerët bënë padrejtësi ndaj nesh, ne ua dhuruam drejtësinë, mbi të gjitha, ua dhuruam artin, ua dhuruam këngët që ju sot shumë i këndoni e janë pjesë e juaja”, ka thënë Galushi.

Tutje ka theksuar se romët nuk u hakmorën, por falën dashuri dhe sot dashurinë e artin po ia falin shtetit të Kosovës, që, edhe pse nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, është shembull se si duhet respektuar një komunitet.

(Më shumë, sot në "Kohën Ditore")

Artikuj të ngjashëm