Në kuadër të shënimit të 17 vjetorit të themelimit të teatrit ODA, më 4 mars do të luhet shfaqja “Sikur kjo të ishte shfaqje” e bashkëprodhuar me kompaninë teatrore “La Rremë”, bazuar në dramën e Almir Imshireviq e në regji të Agon Myftarit dhe me lojën e aktorëve: Adrian Morina, Rebeka Qena, Armend Ismajli dhe Besnik Krapi.
Kjo shfaqje po ashtu shënon 8 vjetorin e premierës, e që flet shumë për suksesin e saj.
Shfaqja vjen më datë 4 mars, prej orës 20:00. Pas shfaqjes do të bëhet një bashkëbisedim për rrugën e ODA-së dhe shfaqjes “Sikur kjo të ishte shfaqje” përgjatë një kokteji modest.
Artikuj të ngjashëm
-
14 prill 1987: Dita kur e gjithë Jugosllavia mbeti e nemitur
-
“Bidermani dhe zjarrvënësit” në shpërfilljen e së keqes
-
“Interneti mund të hapë debate, por rrallë arrin mrekullinë e teatrit”
-
Opera i kthehet projektit të përvitshëm, angazhimit të ansamblit
-
Pas një viti procedurash e ankesash hapet rruga për rinovimin e teatrit “Adriana” në Ferizaj