Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Mbrëmja e harruar për Kosovën” zbardh solidaritetin midis popujve

Në kohën kur Kosova dhe populli i saj po përjetonin momentet më të vështira gjatë luftës, me gjithë vrasjet, përndjekjet dhe spastrimin etnik nga regjimi serb, njerëz dhe shtete të ndryshme i dolën në ndihmë, shkruan sot Koha Ditore.

Një prej tyre ishte edhe Izraeli. Derisa të tjerat përmenden shumë shpesh, për atë që bëri shteti izraelit nuk flitet shpesh. Ky është edhe qëllimi i organizatorëve të ekspozitës që është quajtur “Mbrëmja e harruar për Kosovën”. Në fakt pikënisja është një mbrëmje dedikuar fëmijëve të Kosovës e mbajtur më 6 maj 1999 në Tel-Aviv.

Tash 19 vjet pas, ekspozita e hapur të premten në Bibliotekën e Qytetit “Hivzi Sylejmani” sjell dëshmi të kësaj ngjarjeje, e panjohur për opinionin kosovar.

Ekspozita me autor Lekë Rezniqin, sjell edhe fotografi të mjekëve që kishin ardhur në kohë lufte në kampin e Stankovecit e kjo përcillet edhe me një film të shkurtër dokumentar. “Mesazh nga Tel Avivi” sjell pamje nga koncerti bamirës organizuar për Kosovën në Tel Aviv. Aty përfshihen fjalimet që ishin mbajtur, dhe ato që janë thënë atë natë e po ashtu edhe pjesë muzikore të interpretuara nga orkestra simfonike “Rishon LeZion”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm