Simbolika dhe metaforat gjinore janë thelbësore në ndërtimin e identiteteve kolektive. Gjinia, respektivisht rolet gjinore në një kontekst të caktuar shoqëror e kulturor janë përcaktuese kryesore të identitetit e diskursit nacionalist. Për studimet gjinore ndërlidhshmëria në mes trupit dhe nacionalizmit është e drejtpërdrejtë, meqë, sipas tyre, trupat e grave perceptohen të jenë edhe kufijtë e kombit, shkruan sot Koha Ditore.
Varësisht nga kontekstet shoqërore e politike, trupi është dhe mbetet një nga simbolikat më thelbësore të projektit nacionalist, pavarësisht dimensionit gjinor të munguar tërësisht edhe në teoritë e njohura mbi nacionalizmin. Duke u mbështetë në teorinë e Benedict Andersonit mbi kombin, si komunitet imagjinar, teoria feministe ndërton premisën qendrore duke pretenduar se ky komunitet imagjinar është krijuar nga kultura dominuese patriarkale, e cila e përdor gruan në të gjitha etapat e zhvillimit të saj.
Ndonëse roli dhe kontributi i saj mbesin të përcaktuar vetëm nëpërmjet privates e përjashtuar tërësisht nga publikja, trupi i gruas është përdorur nga ideologjia nacionaliste nisur nga nevoja e riprodhimit, çështje kjo që i ndihmoi projektit politik. Nga ana tjetër, ky projekt, i pretenduar si kulturor, kishte tendencë të hapur për disiplinim dhe kontrollim të trupit dhe seksualitetit të gruas. /Sibel Halimi
[Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore]