Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Mbi “Shtetin” e Platonit për një shtet funksional

Shumë prej mësimeve janë relevante për kohën tonë, madje shkenca politike shumë prej konkluzioneve të saj i ka vlerësuar për nivelin e saktësisë gati-gati aksiomatike, shkruan sot Koha Ditore.

Nevoja për organizimin politik të shoqërive është gjetja më e qëndrueshme deri më tani. Organizimi politik në një shtet, për një popull paraqitet si një domosdoshmëri për garantim të sigurisë personale dhe shoqërore për drejtësi dhe zhvillim.

Leximi i veprës “Shteti” mundëson sofistikimin e analizës politike duke bërë krahasime me shtetin që jetojmë, me shtetet që na rrethojnë, me njerëzit që drejtojnë, me ata që marrin vendime dhe shumë detaje të tjera që Platoni i ka normuar në shekullin e tretë para erës sonë. Vështirë të gjendet një libër kaq i cituar sesa “Shteti” i Platonit.

Rëndësia e saj nuk reduktohet vetëm në kohën kur është shkruar. Shumë prej mësimeve janë relevante për kohën tonë, madje shkenca politike, shumë prej konkluzioneve të saj i ka vlerësuar për nivelin e saktësisë gati-gati aksiomatike. Nevoja për organizimin politik të shoqërive është gjetja më e qëndrueshme deri më tani. Organizimi politik në një shtet, për një popull paraqitet si një domosdoshmëri për garantim të sigurisë personale dhe shoqërore, për drejtësi dhe zhvillim. Çdo temë e trajtuar në veprën e Platonit është një bosht i rëndësishëm, si një copëz e mozaikut, ku në mungesë të një copëzës - mozaiku është jo i plotë, jofunksional.

Si një tekst për teatër

Edhe Kolumne Pesë këshillat e Venecias

Shteti nuk ofron zgjidhje konkrete të problemeve, por përcakton parime universale, të cilave duhet përmbajtur për të garantuar qëndrueshmërinë politike të shoqërive. Kjo ndodh për arsye se si ai e ka vendosur zhvillimin e ngjarjes... 

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)