Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Mbi miqësinë

Teoria e Aristotelit mbi miqësinë ka frymëzuar, gjatë shekujve, refleksione të shumta mbi këtë temë. Në rrugëtimin e saj, ajo është gërshetuar me teori të tjera (të Shën Augustinit, Pascalit, Nietzsches, Derridas, e të tjerë.), duke frytnuar ide për aspekte të reja të çështjes së miqësisë, shkruan sot Koha Ditore.

Nga interpretimet e shumta në filozofinë bashkëkohore mbi këtë teori të Aristotelit vlen të merret në shqyrtim ai i filozofit të shquar italian, Giorgio Agamben. Giorgio Agamben në libërthin “Miqësia” (“L’Amicizia”, 2007 në frëngjisht, “L’amitié”, 2007 dhe 2017, Payot) e zhvillon këtë temë, duke u mbështetur kryesisht në teorinë e Aristotelit.

Agamben, që në fillim të këtij teksti të shkurtër, përkujton se është një relacion intim midis miqësisë dhe filozofisë, aq i thellë sa kjo përmban fjalën philos (miku), në emrin e vet; ai shton se filozofi bashkëkohor francez, Jacques Derrida, e cek se tradita ia vesh Aristotelit formulën “ô philoi, oudeis, philos”, “miqtë e mi, nuk ka miq”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)