Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Mbi 600 mijë vizitorë në vit në monumentet e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë

Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, gjatë vitit 2022 numri i vizitorëve nëpër monumente shënoi shifrën prej 689 mijë e 283 vizitorësh

Vendet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri çdo vit e më shumë po tërheqin më shumë vizitorë vendës dhe të huaj. Një gjë e tillë dokumentohet nëpërmjet shifrave.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ka publikuar në rrjete sociale statistikat mbi vizitat në objektet e trashëgimisë kulturore, teksa ka shkruar se “viti 2022 shënoi ringritjen e sektorit kulturor”.

“Këtë e dëshmojnë shifrat e vizitorëve në objektet e trashëgimisë kulturore, ndjeshëm më të larta se vitet e mëparshme”, ka thënë Margariti, raportojnë mediat shqiptare.

Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Kulturës, gjatë vitit 2022 numri i vizitorëve shënoi shifrën prej 689 mijë e 283 vizitorë. Një vit më parë ishin 423 mijë e 565 vizitorë.

Monumentet e Shqipërisë, sipas ministres Margariti, “po bëhen gjithnjë e më ftuese për vizitorët”, ndërkohë që shifrat vërtetojnë se trendi rritës, “të paktën në tre vjetët e fundit, ka qenë me 100 për qind”.

Edhe Kultura dhe trashëgimia kulturore në Shqipëri realizojnë 3.2 milionë euro në vit Kulturë Kultura dhe trashëgimia kulturore në Shqipëri realizojnë 3.2 milionë euro në vit

Këtë vit është shënuar një fluks në rritje i vizitorëve vendës dhe të huaj në sitet e trashëgimisë kulturore shqiptare, ndërsa jo pak investime janë bërë në këtë sektor dhe janë në proces një sërë projekte restaurimesh.