Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim Kestrin Zielosko-Labonte, zyrtare e lartë në Ministrinë për Kulturë dhe Sport të Republikës së Baden-Württembergut të Gjermanisë, transmeton Koha.net.
Gashi falënderoi zyrtaren dhe përmes saj, qeverinë gjermane, për mbështetjen e vazhdueshme që qeveria dhe populli gjerman kanë dhënë dhe po japin për shtetin e Kosovës në të gjitha fazat shtetndërtuese.
Ai shprehu gatishmërinë e tij që të intensifikohen marrëdhëniet me dikastere të veçanta brenda Bundestagut Gjerman në rrafshin kulturor dhe në fushën e trashëgimisë kulturore.
Zyrtarja gjermane vlerësoi, siç thotë kumtesa ministrore, të arriturat që ka shënuar Kosova në fushën e kulturës, veçanërisht në arritjen e nënshkrimit të marrëveshjes në programin “Evropa Kreative”. Ajo u shpreh se bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet.
-
Gashi: Kosova është me fat që ka një vend mik si Gjermania
-
Gjermania premton mbështetje për MKRS-në
-
Kosova pret nga Austria mbështetje për promovimin e diplomacisë dhe diversitetit kulturor
-
Ambasadori Heldt gjatë bisedës me ministren Dumoshi premton mbështetje për rininë e Kosovës
-
Gashi: Kosova meriton anëtarësim në TRADUK