Plot 181 vjet më parë ishte bërë një goxha zbulim. Historia njerëzore do të fitonte edhe një medium tjetër përcjellës: fotografia do të fiksonte ngjarje e njerëz.
Këtë inovacion do ta mjeshtëronte edhe një fotograf që veproi në Shqipëri. Ai ishte Pjetër Marubi, i lindur në Piacenza më 1834, i cili për shkak të pjesëmarrjes në lëvizjen kryengritëse të Garibaldit do të vendosej në Shkodër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i muzeut kombëtar të kotografisë “Marubi”, Luçjan Bedeni, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shënuar 19 gushtin, që njihet si Ditë e fotografisë.
“Pikërisht në këtë datë, në vitin 1839, Akademia Franceze e Shkencave njoftoi shpikjen e fotografisë. Rastësia bën që po në këtë muaj të kenë lindur edhe dy personalitetet referuese të Rilindjes Kombëtare në arte, Pietro Marubbi e Kolë Idromeno”, ka shkruar Bedeni në faqen e tij në Facebook.
Brenda një videoje njëminutëshe ai ka treguar procesin e konservimit të fotografisë në të parin arkiv në Shqipëri, që ruhet sipas standardeve bashkëkohore të kompanisë prestigjioze “KLUG Conservation”.
“Ky projekt mundëson mbrojtjen e kësaj trashëgimie kulturore për brezat e ardhshëm dhe vlerësimi i një dokumentimi fotografik që rindërton historinë e Shqipërisë”, thuhet në videon në të cilën paraqiten pamje të konservimit të fotografive.