Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Makina e katarsisit ose drama bekimiane

Shkruan Dije Demiri-Frangu

Detyrë të rëndë i pate dhënë vetes Bekim, të komunikosh me të tjerët, me të gjithë dhe t`i bësh të shporoshisin në ndërgjegjen e tyre.

Ti gjeje rrëfime që na gërryenin, deri në katarsis, duke ndërtuar një akt të rreptë shoqëror.

Në shfaqjet e tua ne shikonim veten, e urrenim dhe e dashuronim, duke e ndier secili dramën e vet, brenda mendjes dhe shpirtit mëkatar, shkruan Koha Ditore.

Ti ishe aty, për të na ndihmuar ta kuptojmë veten tonë, herë duke u skuqur e herë duke u ndier të lehtësuar.

Shpesh vdisnim në teatrin tënd, vdisnim për të provuar të lindnim ndryshe, më të pastër, më të ndërgjegjshëm. E ne i kalonim këto, sepse ti vazhdoje të ishe aty, ne rilindnim me idetë e tua të rrepta e të drejta, me teknikat teatrore që aq me dashuri i përvetësonin aktorët e tu. Sa shpejt na vije në lëvizje, e njeriut aq shumë i mungon forca e lëvizjes, po ne fillonim të gjykonim më ndryshe, më me forcë për të dalë tek opinioni i konceptit bekimian –i lëvizjes në jetë kah e bukura, kah e drejta, kah e liria…(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm