Protestat masive të vitit 2011 në tërë Britaninë e Madhe, pasi që policia kishte vrarë 29-vjeçarin Mark Dugan me dyshimin se ai po planifikonte një sulm, do të shkaktonin trazira.
Kjo më pas ishte përcjellë me thashetheme dhe raportime të pasakta nga mediat, të cilat rininë dhe protestuesit në përgjithësi i cilësonin si të rrezikshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pikërisht kjo ngjarje dhe mënyra se si u portretizuan të rinjtë gjatë kësaj kohe do të ngjallte reagime tek fotografi gjerman Julian Mährlein, i cili jeton në Londër. Ai vendosi që përmes objektivit të aparatit t’i portretizojë këta të rinj në një formë krejt ndryshe.
Duke përzgjedhur fytyra dhe personazhe që për mendimin e tij prezantojnë rininë e Londrës, ai krijoi projektin “London Youth”. Si rezultat këto portrete, të realizuara nëpër rrugë, shpalosin anën e butë të kësaj gjenerate shumë shpesh të keqinterpretuar nga mediat dhe të tjerët.
Mährlein me punën e tij mëton që në forma të reja të prezantojë çështje të rëndësishme sociale dhe politike nëpërmjet fotografisë. E ato janë si një lloj gërshetimi mes artistikes dhe dokumentares. Qëllimi i tij është që nëpërmjet fotografisë të sjellë një formë tjetër të prezantimit të shoqërisë së një vendi për të tjerët.
Një gjë të tillë e ka bërë vitin e kaluar në Palestinë, ku ka portretizuar të rinj në një park të skateboardit, për të treguar se edhe ata janë sikur të gjithë fëmijët e tjerë, e jo vetëm si refugjatë apo të varfër, siç paraqiten nëpër media. Këto dy projekte ai i ka të finalizuar dhe përmbledhur në libra... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Tensione në Britani, protestuesit përleshen me policinë për vdekjen e një studenti pas arrestimit
-
Starmeri kërkon përgjegjësi nga policia pas pamjeve të arrestimit të një studenti të therur me thikë
-
“Vështrime të reja” me botën në objektivin e të rinjve
-
Britania përgatitet për tjetër “natë të dhunshme”, autoritetet në alarm
-
Protestat e ekstremit të djathtë përhapen në Britani