Dizajneri Dardan Luta ishte i ftuari i kësaj jave në emisionin JETA në KTV.
Ai ka treguar në JETA për punën e tij të parë, koverin e Tingullit 3, skica, grafika digjitale për artistë e institucione të ndryshme.
Po ashtu ka folur për punë për të cilat s’është dëgjuar më herët, e për stripin e parë të punuar nga ai në bashkëpunim me Anna Di Lelio që flet për Tivarin e vitit 1945.
Luta ka punuar një numër të madh të pullave postare për Kosovën dhe të gjitha tashmë janë pjesë e postës. I vlerëson të gjitha, por e ka veçuar një. Për cilën bëhet fjalë kuptojeni në videon e mëposhtme:
Artikuj të ngjashëm