Mbi dy milionë euro është vlera e mallrave që janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës gjatë vitit 2018 vetëm sa i përket shkeljes së të drejtës së autorit, shkruan sot Koha Ditore.
Të dhënat e shpalosura nga ky institucion shpërfaqin se riprodhimi i markave të njohura botërore në mënyrë pirate është goxha i pranishëm në vend. Të premten në konferencën “Të drejtat pronësore intelektuale”, që është mbajtur në Prishtinë, në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, lufta kundër piraterisë është cilësuar si mbrojtje e kreativitetit.
Ndërkaq Dogana ka paraqitur shifra e pamje të zbulimit të mallrave pirate. Sipas të dhënave të Doganës, në 215 raste malli në vlerë prej dy milionë e 99 mijë eurosh është konstatuar fals. Për 11 raste është iniciuar padi e për tetë të tjera janë ngritur kallëzime penale në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Vitin e kaluar ishte raportuar se në periudhën shtatëvjeçare, (2010-2017) ishin konfiskuar mallra në vlerë prej 12 milionë eurosh.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Dogana konfiskoi gjatë vitit 2021 mbi pesë milionë euro mallra të falsifikuara
-
Lufta kundër piraterisë mbetet sfidë për institucionet
-
Dogana konfiskoi rreth 1 milion euro mallra të falsifikuara
-
Dogana sekuestron atlete false në vlerë rreth 200 mijë euro
-
Dogana ndalon mbi dy mijë palë syze dielli me marka të njohura, dyshime për falsifikim