Dy vepra me peshë në repertorin e muzikës klasike u interpretuan në koncertin e Filarmonisë së Kosovës.
Koncerti për piano dhe orkestër i Johannes Brahmsit dhe simfonia e tetë e Ludvig van Beethovenit, erdhën nën drejtimin e dirigjentit britanik Alexander Walker, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për të ishte hera e parë në Prishtinë. Pianisti i njohur kosovar Misbah Kaçamaku, si solist i mbrëmjes, barti peshën e interpretimit të koncertit 50-minutësh të Brahmsit.
“Koncerti për piano dhe orkestër nr.1 në d-mol op.15” ndërtohet mbi tri kohë: maestoso, adagio dhe alegro non troppo... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm
-
Koncerti i Filarmonisë vjen këtë vit me dy risi
-
Beethoveni në Prishtinë me notat e magjisë, guximit e sfidave
-
Autobiografia muzikore e Beethovenit – festë historike në Prishtinë
-
Madhështia e Beethovenit në Kosovë – thirrje për paqe në kohë trazirash
-
Harmonia me kryevepra klasike e instrumentist virtuoz