Në tetëmbëdhjetë fushat e kësaj hapësire zhvillohet loja e golfit në miniaturë.
Sipërfaqja artificiale me pengesa të improvizuar e nxit lojtarin që të jetë më preciz në goditjen e topit drejt vrimës së pikëve.
Kjo lojë, që bën pjesë në kategorinë e sportit individual, ka kohë që ka nisur të pëlqehet edhe në vendin tonë, thotë anëtari i klubit të mini-golfit “Legends”, Jeton Hajdari.
Rregullat e këtij sporti të bardhë janë të thjeshta, ndërsa teknikat shumë të lehta për t’u mësuar.
Ish-kampioni në tenis tregon se si kaloi në anën e mini-golfit.
Edhe
Kampion i Kosovës që nuk iu nda tenisit për gati katër dekada
Një përballje në mini-golf nuk ka kohë të kufizuar, por përcaktohet sipas pikëve.
Aktualisht në Kosovë organizohen vetëm turne të mini-golfit, ndërsa shumë shpejt planifikohet që të fillojë edhe kampionati i rregullt.