Atmosfera ka qenë e elektrizuar në sallën e mbushur me njerëz që gumëzhinin, kur papritmas krejt dritat janë ndalur për disa sekonda, që të ndizeshin më pas veç në skenë, me fokus në piedestalin në të cilin kishte hipur Lenny Kravitz. Britma, duartrokitje e fishkëllima shpërthyen njëherazi në publik dhe vazhduan gjatë në sallën “VIP Arena ‘Boris Trajkovski”.
Ka qenë fiks 21:13, kur Kravitz e ka përshëndetur publikun “Good evening”, për ta hapur koncertin të premten mbrëma. Me “Gibsonin” e mbërthyer mirë për trup e me rrip në krah, pa vonuar ka filluar këndimin.
Për këtë promovim të albumit të tij të ri “Raise Vibration” (“Ngriti vibracionet”), Kravitz është shoqëruar nga grupi në përbërje të basistes Gail Ann Dorsey, pianistit, George Laks, kitaristit dhe bateristit Franklin Vanderbilt Jr..

Me xhinse dhe këmishë pa mëngë, çizme kaubojsh, syze dielli dhe zinxhirë vezullues të vendosur në qafë, ka zbritur nga piedestali, për të vallëzuar me kitarën e tij që ka rrëshqitur ndër duar. Ka vallëzuar duke lëvizur trupin nga njëra anë tek tjetra me qëndrim e lojë skenike të veçantë.
Flokët e stilit ‘dreadlock’ i ka shkundur duke ndjekur hedhjet e tij poshtë e lart në skenë. Audienca ka kërcyer në ajër me ritëm të njëjtë. Kjo ka qenë vetëm introja si një paralajmërim se krejt mbrëmja në sallën me kapacitet prej 10 mijë vetash do të jetë e elektrizuar.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Fansja ia tërheq flokët Lenny Kravitz gjatë performancës
-
Prishtina aktive në këndim njëzëri me Shawn Mendes e artistët e tjerë në “Sunny Hill”
-
“Schubert trio” shkrin kontraste kulturash e veprash me universalitetin e muzikës
-
Violisti virtuoz dhe muzika si terapi
-
Shkëlqimi i flautit rrezaton në Prishtinë me harmoninë e Mozartit