Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Lamtumirë “Game of Thrones”, fansat të kënaqur me fundin e serialit

Pas 8 vitesh epike, fansat e serisë popullore televizive “Game of Thrones” u mblodhën në Los Angeles për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej shfaqjeve më të përfolura në historinë e televizionit.

“Ishte pak e papritur, por me të vërtetë ekzaltuese. Jam e kënaqur me mënyrën sesi mbaroi. Aspak e pakënaqur”, tha Julie Mercurio, fanse e “Game of Thrones”.

“Jam i kënaqur me episodin e fundit. Mendova se mund të kishte pasur pak më shumë konflikt, por sidoqoftë më pëlqeu”, tha William Walsh, menaxher bari.

Fansa nga e gjithë botë u mbërthyen për 79 minuta të dielën para ekraneve të televizorëve, për të ndjekur episodin e fundit të “Game of Thrones”.

Fabula e familjeve të fisshme që synonin fronin e hekurt tashmë ka përfunduar, me audiencat e saj rekord. Shumëkush zgjodhi ta shikonte në shtëpi, ndoshta me një gotë verë të kuqe “Dornish” para tij, ndërsa mijëra të tjerë festuan dhe u trishtuan për fundin e shfaqjes në festa nëpër bare, bankete apo kopshte, nga Alaska e deri në Armeni.

Edhe Finalja e “Game of Thrones” është ndjekur nga një numër rekord prej 19.3 milionë shikuesve Showbiz Finalja e “Game of Thrones” është ndjekur nga një numër rekord prej 19.3 milionë shikuesve

Një nga seritë më të famshme, “Game of Thrones” ka qenë edhe në shënjestër të kritikave gjatë viteve, për dhunën e pakuptimtë dhe për përdorimin e vazhdueshëm të përdhunimit si një mjet dramatik, transmeton tch.

Sidoqoftë, e gjithë kjo nuk i ka zmbrapsur fansat dhe as vet industrinë, që e ka vlerësuar serinë me një mori çmimesh, mes tyre 47 çmime “Emmy”. “Game of Thrones” u transmetua në 170 shtete dhe është më i kushtueshmi i të gjitha kohërave, me një buxhet prej 15 milionë dollarësh për episod në serinë e fundit.