Pavarësisht kritikave nga fansat, episodi i fundit i “Game of Thrones” shkatërroi të dielën çdo rekord shikueshmërie, duke mbajtur para ekraneve plot 19.3 milionë njerëz.
Sezoni i fundit i HBO frymëzuar nga “A Song of Ice and Fire” të George R.R. Martin u kritikua pasi fansat mendonin se trajtimi i zhvillimeve të mëparshme të karaktereve nuk ishte në nivelin e duhur.
Megjithatë filmi përsëri theu rekord shikueshmërie.
Episodi i 73-të dhe i fundit i “Game of Thrones”, që u publikua mbrëmjen e së dielës në SHBA, theu rekordin e audiencës së këtij seriali dhe në historinë e kanalit HBO që e ka publikuar që prej vitit 2011, shkruan Oranews.
Çdo vit “Game of Thrones” ka pasur rritje të audiencës, një gjë e rrallë për shfaqjet televizive.
Edhe
Lufta prej 15 sekondave u shikua nga 17 milionë njerëz
Në një rast tjetër, një seri do humbiste shikueshmërinë gjatë vazhdimit të filmit.
Sezoni i tetë kishte shikueshmëri të lartë sepse ishte e fundit e shfaqjes. Më shumë se një dekadë tregimesh po i vinte fundit dhe të gjithë dëshironin të dinin se çfarë do të ndodhte.
-
Performanca e Bad Bunnyt në “SuperBowl” ka thyer rekorde globale shikueshmërie
-
Sezoni i ri i “South Park” thyen rekordin e shikueshmërisë të vendosur më 1999
-
Andy Serkis mbron mungesën e diversitetit në kastin e “Lord of the Rings”
-
“The Pitt” kryeson me 25 nominime në “Emmy”, ndërsa “Hacks” vendos rekord mes komedive