Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“LA Times” për filmin serb: “Dara of Jasenovac” për faqe të zezë do hakmarrje

Ajo çfarë synon filmi epik i Peter Antonijeviqit për barbarizmin dhe sentimentalizmin është të theksojë se asgjësimi i serbëve etnikë ishte fokusi i njëmendë, dhe që fëmijët patën kampin e tyre. Vetëm që nuk shënoi pikë në hasmërinë e tashsakohshme rajonale. “Dara of Jasenovac” është kandidat i Serbisë për nominim për çmimin “Oscar”

Verniku i realitetit historik është i hollë në filmin serb tejet nativist e manipulues për Luftën e Dytë Botërore, “Dara of Jasenovac”, një dramë e bërë shkathtësisht për kampet e asgjësimit mbi rrezikun e fëmijëve që do të vinte në sprovë edhe studentët më të rreptë të përfaqësimeve kulturore të gjenocidit.

Kroacia fashiste, nën qeverinë e ustashëve plot terror, ishte në të vërtetë një regjim kukull i makthshëm i fuqive të Boshtit, dhe kompleksi masiv me kampet e Jasenovcit ishte një tjetër ferr në tokë për hebrenjtë. Por ajo çfarë synon filmi epik i Peter Antonijeviqit për barbarizmin dhe sentimentalizmin është të theksojë se asgjësimi i serbëve etnikë ishte fokusi i njëmendtë, dhe që fëmijët patën kampin e tyre. Vetëm që nuk shënoi pikë në hasmërinë e tashsakohshme rajonale. Kur është një skenë në të cilën një vizitor nazist rrëqethet në një shfaqje të sadizmit sy më sy kundrejt të burgosurve serbë nga nikoqirët e tij kroatë me uniforma (që përfshijnë edhe zyrtarë incestualë që janë vëlla e motër), e dini që jeni në truallin e agjendës.

Pikëvështrimi ynë kryesor është ai i vajzës vigjilente serbe Dara (Biljana Çekiq), një 10-vjeçare që po shkon drejt të dyzetave dhe nuk e lejon veten të shkëputet prej vëllait të saj buzëqumësht, teksa endet mes ushtarëve mizorë, murgeshave të poshtra dhe figurës së nënës protektive e dyshimtare. Është e lehtë të kujdesesh për Darën dhe të burgosurit e brutalizuar, për shkak se këto janë portretizime të vendosura; duke u rropatur për të kuptuar se si ndonjëra prej tyre – e filmuar, për çudi, me një prekje fotografike nga një studio koti – i shtohet të kuptuarit tonë për një kohë të nemtë, është e vështirë. Veçanërisht nervashkues është përdorimi nga Antonjeviqi i elementit të fantazisë për secilën vdekje – personazhe që dalin nga bardhësia verbuese e dëborës për të hyrë në vagon, ku ulen me të tjerët. Pastaj kjo përdoret si një mjet suspense, dhe ju dëshironi të hidhni diçka.

Mbase më cinikja, “Dara of Jasenovac” është hyrja e sivjetme e Serbisë për në “Oscars”.

Edhe Propaganda e Serbisë që synoi edhe “Oscarin” Shtojca për Kulturë Propaganda e Serbisë që synoi edhe “Oscarin”

Është më shumë sesa shenjë keqardhëse që për disa rruga drejt çmimeve dhe respektueshmërisë – dhe, me sa duket, mesazhi efektiv kundër fqinjit – kalon nëpërmjet Holokaustit.

Përktheu: Salih Mehmeti