Ndërsa Festivali i Këngës në RTSH po vijon, janë prezantuar emrat që do të votojnë për këngëtarin fitues. Anëtarët e Jurisë së këtij edicioni janë: Hajg Zaharjan, Rona Nishliu, Arta Marku, Olsa Toqi, Pali Kuke, Durim Cene, Agim Krajka, Shpëtim Kushta dhe Rovena Dilo.
Ndërsa aktori Viktori Zhusti bëri prezantimin duke përmendur profesionin e secilit prej anëtarëve të jurisë evidentoi se “Rovena Dilo nuk ka nevojë për prezantim”.
Duke pasur parasysh kontributin e secilit prej anëtarëve të jurisë në kulturën shqiptare, ndoshta ky veçim për shumë mund të dukej i tepruar. E megjithatë entuziazmi i Festivalit sigurisht që i prek të gjithë, veçanërisht ata që janë si protagonist në skenën e madhe.
Artikuj të ngjashëm
-
Prezantimi i Festivalit të 59-të të Këngës në RTSH pritet t’i besohet Jonida Vokshit
-
Shpallet lista e këngëve pjesëmarrëse në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH
-
Kush është në garë për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision
-
Festivali i Këngës në RTSH në datat 20, 21 e 22 dhjetor
-
“Diamanti blu” në pritje të fituesit të Festivalit që sfidon kushtet