Na ndajnë vetëm dy javë nga edicioni i 57-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Në faqen zyrtare të festivalit janë prezantuar këngët e 22 konkurrentëve të këtij edicioni.
Ashtu siç ka bërë të ditur edhe drejtoresha e Festivalit, Inva Mula, këtë vit këngët nuk do të zbulohen të plota, pasi formula e prezantimit të këtij edicioni ka si qëllim njohjen me një pjesë të këngës gërshetuar me një intervistë të artistit pjesëmarrës në garë, autorëve të këngës, apo edhe momente nga rutina e vetë protagonistëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArtistët kanë përzgjedhur vetë fabulën me të cilën shfaqet në këto klipe promovuese dhe njohëse njëherësh me materialet muzikore me të cilët do të garojnë në Festivalin e madh të muzikës. Këngët pjesëmarrëse do të prezantohen nën shoqërimin e Orkestrës së madhe të Radio Televizionit Shqiptar.
Komisioni që ka përzgjedhur 22 këngët përbëhet nga Inva Mula (soprano), Nestor Kraja (kompozitor) Martin Leka (zv.drejtor i Përgjithshëm në RTSH), Sokol Marsi (producent artistik), Bledar Laço (regjisor) dhe Pandi Laço (skenarist). Fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, në Izrael. Festivali zhvillohet në datat 20-21- 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.