Kur lufta a konflikti definon një shtet, e politika luan rol të madh në këtë mes, atëherë arti mund të hyjë shumë mirë në funksion. Mbase jo si mjet për ta ndaluar atë, por më shumë si një formë e cila mund ndihmojë në qartësimin e imazhit të një vendi. Atëherë roli i tij mund të jetë edhe qenësor.
Për kuratorin izraelit Avi Lubin, fuqia e artit vjen në shprehje atëherë kur nevoja për ngritje të pyetjeve del në pah. Po ashtu edhe për ofrimin e një diskursi tjetër që ndryshon nga ai politik. Lubin gjatë karrierës së tij është marrë me projekte të ndryshme artistike, ka kuruar ekspozita personale dhe grupore brenda dhe jashtë Izraelit, ndërsa stacionin e fundit e pati në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.
Qasja e tij konceptuale kishte të bënte pikërisht me shfrytëzimin e artit si mjet për të kontribuar në paraqitjen e imazhit të vendit. Bëri tok pesë artistë, të cilët përmes veprave të tyre të fuqishme mëtuan të vënë Kosovën në hartën të botës, ngritën temën e lëvizjes së lirë, perceptimet se si shteti shihet nga jashtë, po ashtu të kaluarën e të tashmen e vendit. Krejt kjo pati qëllim që të shërbejë si një formë për të shikuar drejt së ardhmes duke ngritur pyetje.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)