Kulturë

“Kur hana del”, premierë në teatrin “Adriana” të Ferizajt

Të hënën, 1 tetor 2018, në teatrin “Adriana” të Ferizajt do të mbahet premiera e shfaqjes “Kur hana del”, me regji të Ben Apollonit. Kjo dramë është shkruar nga Ag Apolloni dhe paraqet historinë tragjike të luftës së fundit në Kosovë dhe fatet e personave që kanë humbur familjarët, por edhe mendjen

E vendosur në një spital psikiatrik, ngjarja ndërtohet mes dy simboleve, hënës (që simbolizon luftën, tragjedinë, errësirën) dhe diellit (që simbolizon shpresën, jetën, lirinë).

Drama “Kur hana del”, prej në titull sugjeron lidhje të drejtpërdrejtë me traditën shqiptare, gjë që përforcohet me motivin e besës, baladat shqiptare dhe këngët shqiptare, ndërsa storja lidhet me kontekstin historik të luftës në Kosovë dhe me shpalljen e Pavarësisë.

Drama është e konceptuar në dy pjesë. Në të parën jepet përfundimi i luftës dhe shpalosja e tragjedive të personazheve, ndërsa në të dytën, shpallja e Pavarësisë dhe fundi tragjik i Hanës, nuses që humbi burrin në luftë.