Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kultura në pandemi: Pezullimi i aktiviteteve dhe sinjalet e para drejt ringjalljes

Foto: Driton Paçarada / KD

Jeta kulturore u paralizua më 12 mars, me vendim të Qeverisë së Kosovës që përcaktonte masat e parandalimit të shpërndarjes së koronavirusit.

Institucioneve publike të kulturës iu vu dryni dhe të gjitha aktivitetet u pezulluan.

Pas disa ditëve pa ofertë kulturore, Teatri i Gjilanit e theu akullin, duke dhënë shfaqjen e parë online në Ditën Botërore të Teatrit.

Institucionet e tjera e ndoqën këtë shembull, duke gjetur mënyra alternative që ta mbajnë audiencën afër me shfaqje, koncerte e ekspozita virtuale.

Pandemia e nxori në pah edhe kreativitetin e artistëve të pavarur, të cilët në kushte shtëpie realizuan performanca kreative.

Edhe Aktivitetet kulturore në pezullimin e radhës Kulturë Aktivitetet kulturore në pezullimin e radhës

Dy muaj më vonë, u dhanë sinjalet e para drejt ringjalljes së jetës kulturore në vend, por ndikimi i pandemisë në planifikimet e pjesës së parë të vitit është i dukshëm.

Për shkak të pandemisë, Filarmonia e Kosovës e anuloi paraqitjen në Hungari e festivalet e muzikës serioze, “DAM Festival”, “Chopin Piano Fest Prishtina” e “ReMusica” të planifikuara për fillimvit, u shtynë për në vjeshtë.

As skena e pavarur e kulturës nuk ka mbetur e paprekur nga kjo situatë dhe rikthimi drejt normalitetit është sfidues.

Sipas gazetarit Shaban Maxharraj, pakoja emergjente e planifikuar për sektorin e kulturës vazhdon të ngelet veç një muhabet.

Sipas planifikimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, prej 18 majit planifikohet hapja e muzeve dhe galerive, derisa teatrot dhe kinematë janë planifikuar të hapen prej 2 qershorit.

Zyrtarë të Ministrisë së Kulturës thonë se rihapja e institucioneve publike të kulturës do të monitorohet.

Edhe Institucionet kulturore ndërpresin aktivitetet, kinematë vazhdojnë punën Kulturë Institucionet kulturore ndërpresin aktivitetet, kinematë vazhdojnë punën

Për shkak të pandemisë, është vonuar edhe ndarja e subvencioneve për kulturë në konkursin e Ministrisë së Kulturës që u mbyll më 28 shkurt.

Kultura në pandemi u përball me situatë të jashtëzakonshme, duke nxjerrë në pah mangësitë e institucioneve publike, por edhe kreativitetin e atyre që e shfrytëzuan artin për t’i bërë më të lehta ditët e izolimit.