Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kulla e Sahatit përtej matjes së kohës

Janë ulur në karriget përreth njërës prej dy tavolinave sa ka gjithsej jashtë kafeneja në qendër të Mamushës. Pronari i lokalit bashkë me tre djem të tjerë po vrasin kohën. Dy prej tyre, që nga pamja duket se s’kalojnë të 20-at, mbajnë në duar edhe telefona të mençur.

Vetëm rruga i ndanë nga monumenti më shumë se 200 vjet i vjetër i Kullës së Sahatit. E kjo e ndan oborrin me xhaminë e fshatit që u bë komunë më vete, për të shënuar kështu pikën e mesit të kësaj pjese të Kosovës, e banuar kryesisht me pjesëtarë të komunitetit turk.

Të rinjtë me “smartphone” e dinë saktësisht, madje sa herë që duan, se sa është ora. Por disa të moshuar, që qëndrojnë ulur karshi Kullës së Sahatit, nën hijen e objektit të Xhamisë së Kamber Beut, nuk e kanë pasur këtë “luks” kur kanë qenë në moshën sa të djemve në kafene.

Deri në vitin 1979 ka qenë në funksion ora publike që banorëve të Mamushës, e sipas gojëdhënave edhe më larg se kaq, u ka treguar orën çdo gjysmë ore. Kulla e Sahatit bashkë me këtë mënyrë të matjes së kohës – edhe në Mamushë – tashmë i takon vetëm së shkuarës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)