Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kujtim Prodani infektohet me koronavirus, shtrohet në spital

Këngëtari Kujtim Prodani është i infektuar me COVID-19. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e brishtë aq sa i është dashur të shtrohet në spitalin "Shefqet Ndroqi" pasi ka pasur nevojë për oksigjen.

Kujtim Prodani e ka dhënë vetë lajmin me një postim në facebook, ku shkruan se kjo flamë e keqe (virusi) ka marrë shumë miq e të afërm.

"Sa miq e sa të afërm na more, o flamë e keqe! Klinika "Shefqet Ndroqi"", shkruan Prodani

Kujtim Prodani është këngëtar i njohur dhe autor i 57 tesksteve këngësh. Në nëntor 2003, Kujtim Prodani merr pjesë në Kënga Magjike 2003 dhe që prej atëherë aktiviteti i tij artistik nuk është ndalura për asnjë çast. Ai është djalë i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani/Shqiptarja.com.