Kulturë

Kujtesa na e kujton kush ishim ne

Arbnora Dushi është lindur në Mitrovicë. Studimet universitare i kreu në Degën e Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës.

Në këtë universitet i vazhdoi edhe studimet pasuniversitare dhe në vitin 2001 e mbrojti temën e magjistraturës me titull “Elemente të epikës gojore shqiptare në prozën e Ismail Kadaresë”. Në vitin 2009, po në Universitetin e Prishtinës, e mbrojti temën e doktoraturës me titull “Rrëfimi personal si një lloj i letërsisë gojore”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prej vitit 1997 punon në Degën e Folklorit në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë, ku gradualisht i ka arritur të gjithë titujt profesionalë. Merret me studimin e vlerave të trashëgimisë gojore sipas metodave hulumtuese të folkloristikës moderne.

Deri tani ka botuar librat: Elemente të epikës gojore në prozën e Ismail Kadaresë (monografi), Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2004. Folkloristikë, koncepte moderne (përmbledhje me studime teorike të përzgjedhura dhe të përkthyera nga autorja) – Dukagjini, Pejë, 2006. HOMO NARRANS: Rrëfimi personal gojor (monografi) - Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2009. Folklori përtej kufijve (përmbledhje me studime teorike) – Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2011.

Në vitin shkollor 2011-12 i ka kryer studimet post-doktorate në Universitetin e Turkut në Finlandë, ku është specializuar në integrimin e metodës së historisë gojore në studimet e folklorit. Është anëtare e disa asociacioneve ndërkombëtare, në disa prej të cilave me status të anëtarit të zgjedhur e të koordinatorit për Kosovën. Në vitin 2017 është zgjedhur nënkryetare e Komisionit ndërkombëtar për studimin e baladës.

Dushi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Folkloristika është disiplina që ma ka marrë vëmendjen time profesionale. Kjo disiplinë akademike e shkencave humane, që merret me studimin e folklorit, shumë herë është emërtuar folklor – sikur objekti i saj - duke iu minimizuar kështu, pa qëllim, roli akademik i vetë disiplinës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)