Duke marrë parasysh afërsinë e Hollywoodit me kufirin meksikan, nuk është çudi që kinemaja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dedikuar filma të shumtë për këtë.
Titujt si “Borderline”, “Border Run”, Bordeline Murder” dhe “Borderland Blues” janë të parët që na vijnë në mendje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFokusi në luftën kundër drogës
Ashtu siç kuptohet nga titujt, shumica e filmave trajtojnë tema të krimit, të drogës, politikanëve të korruptuar dhe të kriminelëve të ndryshëm.
Së fundmi, filmat që flasin për kufirin ShBA-Meksikë kanë të bëjnë me varfërinë, migrimin, meksikanët që kërkojnë punë në ShBA dhe të rinjtë që ikin nga krimi që zë vend në shtetin e tyre, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Filmat që dikur ishin uestern tash janë trilerë për drogën dhe drama sociale.
Nuk është rastësi që kinemaja “Berlin’s Arsenal” – teatri i rinovuar që është i specializuar në filma historikë dhe trendet e fundit të kinemasë – po paraqet një seri të produksioneve që ballafaqohen me kufirin në mes të Meksikës dhe ShBA-së.
Presidenti Donald Trump dhe planet e tij për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit nuk janë arsyet e vetme. Kinemaja nga Meksika së fundmi ka lulëzuar veçmas me filma artistikë.
Inarritu dhe përtej
Regjisori, fitues i çmimit “Oscar”, Alejandro Gonzalez Inarritu është ndoshta një prej filmbërësve më të njohur nga Meksika – por ka edhe disa të tjerë tek të cilët duhet të mbajmë sytë. Dhe, natyrisht, shumica e tyre zgjedhin që të fokusojnë kamerat në rajonin i cili, falë Trumpit, për muaj të tërë ka qenë në qendër të vëmendjes... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.