Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kritiket ndërkombëtare të filmit, Rozafa Çelajn e krahasojnë me Juliette Binoche

Rozafa Çelaj ka një rol shumë të rëndësishëm në filmin “Shpia e Agës” me skenar dhe regji të Lendita Zeqiraj, dhe figura e saj në këtë film nuk ka mbetur pa rënë në sy edhe nga kritikët ndërkombëtar të filmit.

Prof. Dr. Maja Bogojević, teoriciente dhe kritike e filmit, si dhe dekane e Fakultetit të arteve vizuale të Univerzitetit Mediteran dhe themeluese e revistës së parë të filmit në Mal të zi dhe Camera Lucida, anëtare aktive e kritikës ndërkombëtare – FIPRESCI dhe FEDEORA, së fundi kanë shkruar një kritikë mbi filmin “Shpia e Agës”, dhe në këtë kritikë, përpos vlerësimit super të lartë për punën e regjisores, por edhe të aktorëve, ato kanë vënë në pah një krahasim të aktores kosovare me atë të yllit botëror, shkruan KultPlus.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më e reja prej tyre, Emira (Juliette Binoche premtuese kosovare) pi marihuanë, të cilën ia jep Aga, një djalë nëntë vjeçar, i luajtur në mënyrë shumë prekëse nga i talentuari Arti Lokaj, i vetmi karakter mashkull, përveç Ceras së vrazhdë (i luajtur shkëlqyeshëm nga Basri Lushtaku), në këtë portretizim autentik të jetës së grave në margjina”, kanë shkruar ato mes të tjerash në këtë kritikë.