Duke u inspiruar nga ngjarje dhe momente të përditshmërisë, kreatorja Nita Bllacaku, arrin që ato inspirime t’i shpërfaqë në veshje.
Guximi dhe kreativiteti janë disa nga vetitë që e karakterizojnë profilin e Nitës në industrinë e modës.
26 vjeçarja tash e një kohë të gjatë, merret me këtë profesion, por në tre vjetët e fundit, prezenca e saj në botën e modës është më intensive, raporton “Express” i KTV-së.
Çdo veshje e Nitës është e punuar me dashuri dhe përkushtim dhe ajo mundohet që në kreacionet e saja ta shfaqë një anë të vetës.
Koleksioni më i ri i Nitës është ndryshe nga ato që ka sjellë deri më tani. Ajo zbulon detajet që e karakterizojnë atë.
Të dukesh bukur, kërkon shumë përpjekje, por sipas Bllacakut, thjeshtësia e bën një femër të duket e veçantë.
Duke komentuar veshjen e saj, Nita jep sugjerime se si duhet të kombinohen ngjyrat dhe detajet e tjera.
Edhe
“Ëndërr” në lojë me ngjyrat gjen harmoninë
Puna e një kreatori jo rrallëherë bie ndesh me kërkesat e një klienti. Edhe Nita është përballur shpesh me situata të tilla.
Një nga eksperiencat më të rëndësishme për të, mbetet bashkëpunimi me aktoren e njohur Carmen Dell’Orefice. Para dy vjetësh në New York, aktorja u prezantua në veshje të dizajnuara nga Nita.
Koleksioni më i ri i Nita Bllacakut do të finalizohet më 15 mars.