Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Kosovo…Nazdravlje!.. Gëzuar!” rikthehet para publikut në Serbi

Prishtinë, 29 mars - Dokumentari “Kosovo… Nazdravlje!.. Gëzuar!” do të shfaqet në Beograd. Është festivali i filmit dokumentar dhe të shkurtër “Martovski Festival” që do të ndezë ekranin për këtë dokumentar me autor Aleksandar Reliqin.

Projekti kinematografik që bën bashkë serbë e shqiptarë të Kosovës, të cilët nuk e kanë hall politikën dhe jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin, planifikohet të jepet në këtë festival sonte (e enjte) në Beograd, pasi në Novi- Sad në qershor të vitit të kaluar, disa protestues dhunshëm e kishin ndërprerë atë.

Dokumentari shpalos rrëfimin e Arientin Abdylit, veteran i ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe Isak Vurgoçiqit, dikur murg në Manastirin e Deçanit. Që të dy drejtojnë mediume. Flasin për historinë personale e bashkëbisedojnë se si shqiptarët e serbët duhet të kenë qasje krejt të tjera nga politika sa i përket bashkëpunimit fqinjësor. Në dokumentar, në një pijetore në Graçanicë i shpalosin tregimet për luftën, marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, të kaluarën, të tashmen dhe japin mendime për të ardhmen (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).