Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Kosovo Next 10” projekton të ardhmen e vendit

Prishtinë, 28 qershor – Realiteti është ky: kosovarët nuk mund të udhëtojnë pa viza. Por eksperienca e një udhëtimi jashtë vendit mund të përjetohet nëpërmjet syzeve “VR” (Realiteti Virtual). Mjafton të përzgjidhet një vend dhe menjëherë duket sikur e gjen veten në një shtet tjetër. Por sapo largon syzet, kthehesh në realitet. “VR” është vetëm një prej atyre që ua ofron këtë mundësi vizitorëve në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës.

Rrugëtimi vazhdon me një iPad të varur në mur, i cili bën që të pranishmit t’i nënshtrohen një detyre në atë që quhet “Makina e misioneve”. Sfida ka për qëllim të prekë aspektin social të shoqërisë kosovare: janë kundër racizmit, homofobisë, dhe në anën tjetër të pranimit të njëri-tjetrit. Ëndrrat për të ardhmen e vendit nuk mungojnë, bashkë me mesazhet për socializim. Ato vijnë nëpërmjet vizatimeve të disa të rinjve të cilët u bënë pjesë e një punëtorie ku përmes vizatimit projektuan Kosovën në të ardhmen.

Krejt këto u bënë pjesë e ekspozitës “Kosovo Next 10”, e cila vjen në kuadër të 10-vjetorit të Pavarësisë së vendit, dhe mëton që të hedhë shikimin drejt dekadës së ardhshme. Se cilat janë gjërat që duhet ndryshuar, sipas qytetarëve të vendit, janë paraqitur në disa kuti, tek të cilat mund të votohet për ndryshim (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Artikuj të ngjashëm