Prishtinë, 29 tetor − Dy poetë kanë lexuar vargjet e tyre para audiencës zvicerane, në kuadër të një projekti që synon të krijojë dialog midis letërsisë së Kosovës e asaj të Zvicrës. Shpëtim Selmani e Blerina Rogova-Gaxha janë dyshja e “Kosovë is everywhere – Spoken Word”, që u prezantua të shtunën e të dielën në teatrin “Sogar Theater” në Cyrih.
Ngjarja u organizua në kuadër të “Schweizer Buchjahr 2018” (Viti Zviceran i Librit), që sivjet u mbajt prej 24 deri më 28 të këtij muaji. Në ueb-faqen zyrtare të kësaj ngjarjeje letrare janë dhënë detaje për projektin që ka përfshirë poetët nga Kosova.
“Zëra të dalluar në rrëmujën e gjuhëve” është titulluar shkrimi i publikuar në ueb-faqen e “Buchjahr”, në të cilin janë dhënë detaje për projektin “Kosovë is everywhere – Spoken Word”. Grupi prej 12 anëtarësh me autorë e muzikantë, “Bern is everywhere”, ka qenë duke u prezantuar në vende të ndryshme prej kohësh. Sivjet, pjesëtarët e këtij grupi kanë fituar përkrahjen nga Kosova dhe e kanë organizuar një turne, nëpër Kosovë e Zvicër, përfshirë edhe realizimin e një CD-je/E.Berisha (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
“Kosovë is everywhere” me letërsi e muzikë në Zvicër
-
Në Festivalin e Poezisë në Zvicër edhe Sibel Halimi, Jeton Neziraj dhe Shpëtim Selmani
-
“Prizren Festi” i guximit dhe i lirisë zhduk kufijtë truporë në hapje
-
“Prizren Fest” kthen qytetin në skenë teatri si hapësirë reflektimi e dialogu
-
“Java e Frankofonisë” në tingujt e urave midis popujve