Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Kosovë is everywhere” me letërsi e muzikë në Zvicër

“Kosovë is everywhere”, është ndalur në St. Gallen të Zvicrës të premten mbrëma, dramaturgu Jeton Neziraj, sociologia e poetja Sibel Halimi e shkrimtari Shpëtim Selmani janë prezantuar me pjesë nga krijimtaria e tyre në qytetin zviceran, duke hapur këtë festival letërsie, i cili shtrihet në disa qytete zvicerane.

Muzika e letërsia janë bërë bashkë në leximet përballë publikut, ku pos kosovarëve kanë lexuar edhe shkrimtarët e vendit nikoqir, Laurence Boissier, Guy Krneta dhe Gerhard Meister. Drin Tashi ka luajtur në bateri. Kësisoj artistët kosovarë janë bërë pjesë e një grupi shkrimtarësh nga Berni që mjetet e fituara nga çmimet letrare i shpenzojnë për projekte letrare, shkruan sot Koha Ditore.

Në të njëjtin format, si performancat “Bern is everywhere” që u mbajtën në disa qytete të Kosovës në shtator e tetor të viti të kaluar, artistët pozicionohen para mikrofonave dhe kombinohen në leximet e pjesëve të veprave të tyre. Gjithçka përcillet me muzikë. Sibel Halimi në “Waaghaus” ka lexuar poezitë: “Copë”, “Zoti më dashuron mu”, “Shtëpia qenësia ime” dhe ”Vdekja e bardhë”.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm