Ulëset e shumta për audiencën, përballë skenës me gjashtë mikrofona, kanë nisur të mbushen pak nga pak. Megjithëse fillimi i ngjarjes ishte paralajmëruar në orën 19:00, askush nuk ia ka mësyrë sallës para orës 20:00.
“Njëherë kemi me hëngër nga pak e pastaj hyjmë brenda”, ka thënë paksa me ironi, udhëheqësi i qendrës “Multimedia”, dramaturgu Jeton Neziraj. Gjatë koktejit në audiencën që kryesisht është përbërë nga artistë të rinj, muhabeti ka qenë i ndryshëm, prej historisë, letërsisë e deri te komentimi i ngjarjeve kulturore në vend, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithçka që flitej ishte joformale. Për një orë ambienti ka ngjarë me një mbledhje artistësh për të bërë muhabet. Por ngjashëm është dukur edhe ajo që nga organizatorët është quajtur shou. Kur pas koktejit të pranishmit kanë zënë vend në sallë, Jeton Neziraj dhe Adi Blum u janë drejtuar me nga një fjalë të shkurtër hyrëse.
Zvicerani së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka vite që në vendin e tij organizon projektin “Bern ist überall” (Berna është kudo). E para publikut kosovar ka dalë për të folur për projektin “Kosovë is everywhere” (Kosovë është kudo).
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.