Komedia “Kosova për budallenj” e dramaturgut kosovar, Jeton Neziraj, e cila me humor e satirë paraqet trajtimin që u bëhet emigrantëve, pas një udhëtimi nëpër teatro të ndryshme, destinacion të radhës e ka qytetin Winterthurin të Zvicrës.
Për katër net me radhë prej datës 2 deri më 5 të muajit mars kjo shfaqje do të jepet para publikut zviceran, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Kosovo for dummies” në Prishtinë e premierën e pati në muajin tetor të vitit që shkoi, ndërsa deri më tani është shfaqur edhe në Bern, Cyrih e Lucern, Tiranë, Ferizaj e Tetovë dhe po ashtu edhe në festivalin ndërkombëtar të teatrit bashkëkohor “Euro-scene Leipzig”, në Lajpzig të Gjermanisë.
Shfaqja e realizuar nën regji të Johannes Mager, në të cilën luajnë Albana Agaj, Gunther Kaindl, Ursula Stäubli, Robert Baranowski dhe Nadim Jarrar, është bashkëprodhim me “Forever production”, që i kishte kërkuar Nezirajt të shkruante një dramë tillë.
Në një komunikatë për media të dërguar nga “Qendra Multimedia” është thënë se shfaqja do të jepet në teatrin “Kellertheater-Winterthur”, për ta vazhduar rrugëtimin e suksesshëm në skena të ndryshme.
Edhe
Teatri i Gjilanit nis provat për “Kosovo for dummies” me kosovarët nëpër Evropë
“‘Kosovo for dummies’ është një komedi e realizmit magjik, që në mënyrë groteske e surreale shtjellon një histori të vogël të një vajze me emrin Antigona, e cila dëshiron të fluturojë bashkë me ëndrrat e saj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.