Komedia “Swiss Connection” e dramaturgut Jeton Neziraj do të ketë premierën botërore, këtë të shtunë, 25 shtator, në teatrin Winklewiese në Zuerich.
Regjinë e saj e ka bërë Manuel Bürgin, kurse luajnë Aurita Agushi, Nina Mariel Kohler, Adrian Morina dhe Christoph Rath.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë shfaqje, Këmbëshpejti, personazhi i dramës, bën një jetë të dyfishtë në Cyrih. Ai është martuar me zviceranen Sara. Dhe derisa ditën pjek bukë, natën ndërsa mobilizon bashkëatdhetarët e tij për “çështjen kombëtare”. Ai prandaj përndiqet nga shërbimi sekret jugosllav. Kur Sara, gruaja e tij, i kupton të gjitha këto, situata komplikohet: A do largohet prej tij ajo apo ajo do bëhet madje bashkëluftëtare me të?
Jeton Neziraj, në këtë ‘komedi krimi’, flet për këtë grup idealistësh, të cilët në vitet 90-ta, nga nëntoka e Zvicrës planifikuan çlirimin e Kosovës dhe krijuan aleancë ushtarake me NATO-n. Neziraj zbulon botën misterioze të kësaj lëvizjeje çlirimtare dhe bashkon neutralitetin zviceran me bombat që eksplodojnë, dhurimin e milionave për ‘çështjen’ dhe planifikimin ‘symbyllurazi’ të luftës.
Projekti u krijua në kuadër të bashkëpunimit të financuar nga Pro Helvetia, me titullin artistik “The Albanians, the Hungarians, the Serbs, the Swiss and some other little Details OR: Where is Home?”. Një projekt ky ndërmjet katër teatrove bashkëprodhuese nga Serbia, Kosova dhe Zvicra.
Skenografe dhe kostumografe e shfaqjes është Luisa Beeli, muzikën e ka komponuar Dominik Blumer, kurse dramën në gjermanisht e ka përkthyer Zuzana Finger.