Një shtëpi e papërfunduar për nga pamja e jashtme, e ndërtuar me tulla të kuqe, por me hapësira publike brenda saj, do të jetë Pavijoni i Kosovës në Bienalen Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecie të Italisë.
Çatia e shtëpisë do të ndërtohet nga satelitët. Kësisoj Kosova nëpërmjet arkitektes Eliza Hoxha, këtë vit do të prezantohet me hapësira kolektive të viteve ’90, kur shtëpitë ishin kthyer në ambiente të ngjarjeve të ndryshme ose në një qytet të vogël, kur shqiptarët ishin dëbuar nga institucionet, shkruan sot Koha Ditore.
Por shtëpia e shtetit më të ri të Evropës që si ekspozitë është titulluar “Qyteti është gjithandej”, komunikon fort edhe me gjendjen aktuale. Qytetarët e Kosovës janë të vetmit që nuk mund të lëvizin lirshëm pa viza dhe sillen brenda shtetit të tyre. Kjo është hera e tretë që Kosova merr pjesë në ngjarjen më të madhe të arkitekturës në botë.
Në një konferencë për media të premten në Galerinë Kombëtare të Kosovës, kuratorja e Pavijonit të Kosovës, Eliza Hoxha, ka shpalosur konceptin e saj për “Qyteti është gjithandej” që do të prezantohet në edicionin e 16-të të Bienales Ndërkombëtare të Arkitekturës, ku përfaqësohen 63 shtete. E në ekspozitën e përgjithshme në Bienalen e sivjetshme ku temë qendrore është “Hapësirat e lira”, me veprat e tyre do të marrin pjesë 71 arkitektë. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Pavijoni i Kosovës gati për Bienalen e Arkitekturës në Venecie
-
Kosova në kërkim të veprës për Bienalen e Arkitekturës në Venecie
-
Kosova hap ekspozitën në Bienalen e Arkitekturës në Venecie
-
Rikthimi i Kosovës në Bienalen e Venedikut me rrëfim për vitet e 90-ta
-
Kosova në kërkim të përfaqësuesit në Bienalen e Arkitekturës në Venecie që thërret për veprim