Në këtë pjesë do të merremi me mekanizmat dhe strategjitë e identifikimit kombëtar, që i lehtëson krijimtaria letrare, apo, siç janë këngët epike, të cilat në të vërtetë e përcaktojnë kulturën kombëtare dhe idenë e kombit.
Jemi të interesuar që në veçanti ta shqyrtojmë raportin që zhvillohet midis një populli dhe rrëfimtarisë së tij, ose midis kombit dhe narracionit. Kjo marrëdhënie më së shpeshti manifestohet jo vetëm në atë se si njerëzit rrëfejnë për vetveten gjatë kohës, apo çfarë është të paraqiturit e tyre, por dhe se si ata e bëjnë projektimin e “të tjerëve” në tregimet e kohëve të kaluara. Shkurtimisht, çështja e përgjithshme që ngrihet në kuadër të antropologjisë letrare është se si njerëzit e interpretojnë veten nëpërmjet letërsisë, e në kuadër të kësaj shumë me rëndësi është vetarritja kombëtare nëpërmjet letërsisë epike.
Prapa një qasjeje të tillë fshihet dëshira për ta kuptuar më mirë rolin që Kosova e ka luajtur, si realitet historik por gjithashtu edhe si metaforë, në krijimin e identitetit kulturor dhe nacional serb. Prandaj, nëse e përjashtojmë “fiktivitetin” e temës kosovare si diçka që ekskluzivisht është e rezervuar për “paraqitje imagjinare” (kënga epike, miti) dhe kështu e mbajmë të izoluar nga “fakti” (historia) atëherë do t’ia hiqnim vetes rastin që ta shqyrtojmë mënyrën se si kjo temë manifestohet në popull, apo faktin se ku gjendet potenciali mobilizues i saj...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Letërsia shqipe si moszbuluese e kontekstit
-
Vidovdani dhe Kryqi i Ndershëm: Shpërfytyrimi i “tapisë së Kosovës”
-
Rrëfimet e folkloristëve – kujtesë e çmueshme në betejë për të vërtetën
-
Letërsia shqipe e paçliruar nga ideologjitë fsheh kontekstin
-
“Tash po e shoh që jeta koka me rrnue mërzitshëm shumë e gatë”