Kosova dhe Shqipëria kanë pezulluar aktivitetet kulturore që janë paraparë të mbahen në Kalendarin e përbashkët kulturor kombëtar. Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka deklaruar për KTV-në se meqë kanë munguar iniciativat e përbashkëta, kalendari ka nevojë për rifreskim.
Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj, thotë se në vazhdimësi nga Tirana zyrtare kanë munguar ftesat që kjo iniciativë të zhvillohet.
Pezullimi i aktiviteteve në kalendarin e përbashkët kulturor, për drejtorin e Filarmonisë, Baki Jashari, vjen si pasojë e mosprojektimit të saktë të shpenzimeve që institucionet kulturore i bëjnë gjatë paraqitjeve të tyre në këtë kalendar të Tiranës dhe Prishtinës .
Kalendari i përbashkët kulturor në mes Shqipërisë dhe Kosovës kishte për qëllim heqjen e barrierave kulturore ndërmjet artdashësve shqiptarë.
-
Kalendari kulturor Kosovë-Shqipëri ripërtërihet, pavarësisht dështimeve
-
Kalendari kulturor Kosovë-Shqipëri pa ndikim në bashkëpunime
-
Kosova e Shqipëria harrojnë dështimet, përsërisin kalendarin kulturor
-
Kosova dhe Shqipëria edhe me një varg marrëveshjesh në kulturë
-
Kosova e Shqipëria gati për tri marrëveshjet e radhës në kulturë