Në shkurt të vitit 2014, kur Kosova e Shqipëria për herë të parë ishin bërë me kalendar të përbashkët kulturor, dy ministritë e Kulturës nuk kishin pasur çmim për hapin që po ndërmerrnin. Asokohe në Ministrinë e Kulturës në Shqipëri ish-ministrja Mirela Kumbaro-Furxhi e ish-ministri Memli Krasniqi kishin rrudhur krahët kur ishin pyetur për koston financiare të kalendarit.
“Pyetja është shumë e drejtë dhe meriton një përgjigje të sinqertë. Ne ishim të vendosur që ta hedhim në letër një kalendar të realizueshëm brenda mundësive tona financiare”, i ishte përgjigjur pyetjes së gazetës Kumbaro-Furxhi. Shifra nuk kishte dhënë as homologu i saj kosovar, ish-ministri Memli Krasniqi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pavarësisht defekteve, atë vit kalendari i përbashkët ishte më produktivi. Në ditën e 13-të të shkurtit të atij viti ishin takuar të gjithë drejtorët e institucioneve të kulturës nga Shqipëria e Kosova dhe kishin caktuar datat e shkëmbimeve të prodhimeve kulturore. Por kalendari ka rënë në ujë edhe pse sivjet hynë në vitin e gjashtë të ripërtëritjes.
Të enjten e kaluar, ministri i Kulturës i Kosovës, Kujtim Gashi, dhe homologia e tij nga Shqipëria, Elva Margariti, në Prizren paralajmëruan nënshkrimin e kalendarit të përbashkët kulturor për sivjet. Synojnë që tash ta përfshijnë edhe Maqedoninë e Veriut. Por ministrat e Kulturës kanë shkuar edhe një hap më tej. Kanë hedhur edhe idenë e krijimit të një fondi të përbashkët kulturor për vitin 2020, me qëllim që të jetë në shërbim të komunitetit artistik
I kënaqur me ecurinë e deritanishme të Kalendarit nuk është ministri aktual i Kulturës në Kosovë, Kujtim Gashi. Por pavarësisht kësaj, aktualisht nuk ka zgjidhje.
Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “Shota” ka hequr dorë nga kalendari i përbashkët kulturor. Drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni, Shefqet Gjocaj, ka thënë se Kalendari nuk ka sjellë kurrfarë përmirësimi në marrëdhëniet kulturore midis dy shteteve.
Edhe
Kalendari kulturor Kosovë-Shqipëri ripërtërihet, pavarësisht dështimeve
Kritika për kalendarin kulturor ka edhe drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agim Sopi. Ai ka thënë se tash e tre vjet ka propozuar krijimin e një fondi të përbashkët kulturor/Shaban Maxharraj.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)