Kornizat e një pikture luajnë rol të madh në pamjen e saj finale gjatë vendosjes në mur. Galeria e artit “Figura”, është ndër të parat e këtij lloji në kryeqytet e njëherësh edhe pikëtakimi për shumë artistë.
Bujar Bacaj ka 11 vjet që punon në galeri, derisa vetë është piktor me profesion.
Ai thotë se puna në galeri e ka ndihmuar shumë.
Artisi, demonstron procesin e punës për realizimin e një kornize të thjeshtë, raporton “SOT” i KTV-së.
Kornizat janë të domosdoshme derisa kërkesat e klientëve dallojnë për nga stili i ambientit.
Ai thotë se bashkëpunimi me institucione publike dhe artistë individualë është i ndryshëm.
Edhe
Kur vdes e mira e përgjithshme
Çmimi deklaron se ndryshon për nga forma, madhësia dhe punimi i tyre.
Për të rinjtë që dëshirojnë ta mësojnë këtë zanat, Bacaj thotë që fillimisht duhet të njihen me pikturën, pastaj me punën.