Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Fëmijët me pasion artin figurativ

Të bësh art figurativ, do të thotë të shprehësh tërë kreativitetin përmes vijave, formave dhe ngjyrave. Ka shumë fëmijë që artin figurativ e kanë pasion dhe si mënyrë për t’i shprehur ndjenjat.

Grupi i artistëve të shkollës “Yllzat”, këtë herë po vizaton një natyrë të qetë duke u bazuar në disa objekte të vendosura përpara tyre, por ata shpesh edhe eksperimentojnë me materiale dhe stile të ndryshme.

Duke filluar nga mosha 6 vjeç, ata nëpërmjet artit ushtrojnë aftësitë motorike, durimin, përqendrimin dhe zhvillojnë shumë kreativitetin.

Gjithashtu, arti figurativ është edhe si metodë komunikimi për ta dhe veprat artistike të një fëmije, përfaqësojnë në një mënyrë personalitetin e tyre.