KO:SH Film Fest On Tour nis sonte udhëtimin me ndalesën e parë në Mitrovicë.
Eventi do të nisë sonte në orën 20:00 në ambientet e 7Arte në Mitrovicë. Më pas KO:SH Film Fest On Tour do të vazhdojë rrugëtimin në Prishtinë, më 4 tetor në Kino Armata dhe në Prizren më datë 5 tetor në Kino Lumbardhi.
Korça Short Film Festival, përgjatë muajit shtator dhe tetor, do të udhëtojë në disa qytete të ndryshme, si në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, përcjellë KultPlus.
Një përmbledhje e filmave më të mirë të KO:SH Film Fest do të shfaqet në Mitrovicë, Prishtinë, Prizren, Tetovë, Shkodër, Elbasan dhe Tiranë.
KO:SH organizohet nga dART Production dhe është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë.
-
Forumi i Filmit të Shkurtër u hap rrugë dhjetë projekteve filmike në “DokuFest”
-
IPKO Sponsor i Artë i PriFest 2025: Një festival që ndriçon kulturën dhe fuqizon komunitetin
-
“DokuFesti” hap Forumin e Filmit të Shkurtër me tetë projekte
-
Forumi i Filmit të Shkurtër dritarja e re për kineastët në “DokuFest”
-
IPKO Sponsor krenar i DokuFest - Festivali Ndërkombëtar i Filmit të shkurtër