Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Konsullata” e harruar që dëshmon lulëzimin e Prizrenit

Një ndërtesë që gati sa s’po rrëzohet është alarm për shtetin e Kosovës, që të bëjë më shumë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Vetë shteti ia ka numëruar vlerat e shumta monumentit që më së shumti njihet si ish-Konsullata Austro-Hungareze në Prizren, shkruan sot Koha Ditore.

Besohet se u ndërtua në shekullin XIX, e prej atëherë ka pasur edhe disa funksione të tjera. U shfrytëzua si ndërtesë e Kuvendit Komunal, e një kohë edhe si Spital i Sëmundjes së Mushkërive. Thuhet të jetë përdorur edhe si burg. Aktualisht, ndonëse me rrezik të konsiderueshëm, u shërben si strehë disa familjeve skamnore.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren e çmon objektin, ndër të tjera edhe si dëshmi e gjeneratave të reja për trashëgiminë historike dhe arkitektonike të qytetit të shekullit XIX. Derisa ekspertët e trashëgimisë kulturore në qytetin e moçëm thonë se ky objekt është ndër të rrallët që shpërfaqin shtresimet kulturore në këtë anë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)