Tiranë, 20 shtator - “Udhëtim nëpër botë” pas suksesit në Europë e Amerikë, do të vijë edhe për shqiptarët e Kanadasë.
Koncerti do të bëjë ndalesën e tij të parë në provincën e Ontarios, në Toronto më datën 22 shtator, në Ottawa më 24 shtator si dhe në Montreal (Quebec) më 25 shtator.
Sopranoja me famë botërore Inva Mula, pianisti dhe kompozitori Genc Tukiçi si dhe violinisti Olen Çezari do të sjellin për spektatorin shqiptar një repertor të pasur, ku kombinohet më e mira e repertorit botëror me atë kombëtar.
Me anë të një videomesazhi, protagonistët e aktivitetit koncertor, ftojnë artdashësit t’i mbështesin në projektin e tyre, i cili sipas tyre do të jetë mjaft mbresëlënës. Të mbledhur në Tiranë, artistët që vazhdojnë karrierën e tyre në Romë e Paris, premtojnë koncert që do mbetet në kujtesë plot 20 vjet/ATSH.
-
Artistët Inva Mula, Genc Tukiçi e Olen Çezari para artdashësve në Toronto
-
Dua Lipa i befason fansat me një superduet gjatë turneut në SHBA
-
“Goca e Kaçanikut” jehon në Kanada si uverturë veprash botërore
-
Dua Lipa i ka shtyrë disa prej koncerteve të planifikuara në Kanada
-
"Oda Quartet" promovon albumin e parë