Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Komuniteti shqiptar në Britani më 4 qershor shënon Ditën e vet

Më 4 qershor do të mbahet festa e fëmijëve dhe Dita e Komunitetit Shqiptar në Britani. Sipas njoftimit, në këtë ditë do të mbahen aktivitete të shumta, valle e muzikë tradicionale shqiptare, derisa priten të marrin pjesë 2-3 mijë shqiptarë, si dhe një numër i madh i personaliteteve, shkruan albinfo.ch.

Më 4 qershor, festohet Dita e Komunitetit Shqiptar ne Britani, tashmë e kthyer ne një festë tradicionale prej vitesh nga ky forum. Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë mbi 2-3 mijë shqiptarë për të festuar së bashku, duke dëgjuar programin e fëmijëve të shkollave shqipe, muzikë live nga këngëtarë lokalë, valle tradicionale shqiptare, lojëra popullore, futboll e shumë befasi tjera. Po ashtu pritet të marrin pjesë shumë personalitete, si deputetë të Parlamentit Britanik, ambasadorë, kryetarë bashkish etj.

Adresa: 33 Hotford Rd, Childs Hill Park, NW11 8NL, Ora 12 -00. “Të festojmë këtë ditë të gjithë së bashku, duke marre të gjithë flamurin kombëtar me vete”, - thuhet në njoftim.