Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Sunday Express”: Bandat shqiptare në Britani po rekrutojnë anëtarë të rinj nga vendlindja e tyre

Britania e Madhe po përballet me “valën e tretë” të migracionit nga Shqipëria, ku bandat shqiptare të krimit janë duke rekrutuar “ushtarë të rinj në vendlindjen e tyre”, thotë një ligjërues shqiptar.

Kriminelët shqiptarë të lindur në Britani, janë duke kthyer sytë nga vendlindja e prindërve të tyre për të “rekrutuar ushtarë të rinj”, u ka thënë Dr. Andi Hoxhaj, ligjërues në juridik në Univesity College London, deputetëve britanikë.

Në dëshminë e tij me shkrim për një Komitet Hetues të Ministrisë së Brendshme britanike, Hoxhaj ka thënë: “Rrjetet e organizuara të krimit me origjinë shqiptare me seli në Britani kanë shpërthyer në zona rurale të Shqipërisë, ku ka varfëri të madhe dhe papunësi, në mënyrë që të joshin të rinjtë. Ofrojnë rrugëtim falas deri në Britani në këmbim për punësim në ferma kanabisi apo aktivitete tjera kriminale. Ka pasur fushatë të suksesshme rekrutimi në vitin 2022 nëpërmjet rrjeteve sociale, ku janë ofruar çmime të ulëta për të kaluar Kanalin nëpërmjet varkave të vogla”.

Hoxhaj ka thënë se është vala e radhës e migracionit shqiptar që nga vala e parë në vitin 1991, pas rënies së komunizmit, dhe vala e dytë në vitin 1997, pasi shumë qytetarë bankrotuan dhe shpërthyen trazirat civile.

Hoxhaj ka thënë po ashtu se shumë shqiptarë janë të joshur pasi e shohin Britaninë si “më pak raciste” sesa shtetet tjera evropiane.

Hoxhaj thotë se ka afro 50 mijë shqiptarë në Britani, mirëpo llogaritet se shifra është dukshëm më e madhe.

Edhe Shqiptarët në Britani po “i udhëheqin bandat” nga burgu përmes telefonave Arbëri Shqiptarët në Britani po “i udhëheqin bandat” nga burgu përmes telefonave

Mirëpo, shumica e të rinjve po joshen në një formë të “trafikimit modern, duke u detyruar të paguajnë shifrat e udhëtimit me punë në ferma kanabisi”.

Shumë shqiptarë janë mbajtur në qendra paraburgimi të imigracionit.

Afro 200 fëmijë migrantë, kryesisht shqiptarë, janë zhdukur nga hotelet e financuara nga “Home Office” dhe ka frikë se janë marrë nga trafikuesit.