Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Komuna rinis punimet në "Xhorxh Bush", pavarësisht ndalimit nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore

Xhorxh Bush

Foto: Driton Paçarada

Komuna e Prishtinës të hënën ka rinisur punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, pavarësisht ndalimit që i është bërë nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore. 

Prezent në nisjen e punimeve ka qenë kryetari i Prishtinës Përparim Rama, zyrtarë të Inspektoratit Komunal, e zyrtarë të Policisë së Kosovës. 

Punimet në “Xhorxh Bush”, janë ndaluar dy herë radhazi.

Projekti i Komunës që peshon 18.4 milionë euro, nuk është miratuar nga organet e trashëgimisë kulturore. 

Punimet janë ndaluar dy herë nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore, përderisa Komunës i është kërkuar që lënda për pajisje me leje nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) të plotësohet. 

Edhe “Xhorxh Bushi” i përplasjeve ndahet në dysh, ndalohen punimet në zonën e mbrojtur Kulturë “Xhorxh Bushi” i përplasjeve ndahet në dysh, ndalohen punimet në zonën e mbrojtur

Pika kryesore e mosmiratimit janë edhe ndërtesat e reja që parashihen me projekt.

Konstatimi se projekti cenon integritetin e monumenteve është po ashtu brenda shkresës që IKMM-ja ia ka përcjellë Komunës së Prishtinës të mërkurën. Të mërkurën janë rikthyer përplasjet politike midis qeverisë lokale dhe asaj qendrore.


Rama: E kemi Policinë dhe e çon Inspektoratin te shtëpia

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se punimet në sheshin “Xhorxh Bush” janë duke vazhduar pasi, sipas tij, ato janë brenda kornizave ligjore në çdo aspekt. 

Ai ka theksuar se nëse Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore tenton ndalimin e tyre, atëherë do të intervenojë Policia. 

Edhe Për të tretën herë ndalen punimet në sheshin “Xhorxh Bush” Kulturë Për të tretën herë ndalen punimet në sheshin “Xhorxh Bush”

“E kemi Policinë dhe e çon Inspektoratin te shtëpia. Ne punimet do t’i vazhdojmë”, ka thënë ai. 

VIDEO: Deklarata e Përparim Ramës:


 


 


Policia: Prezenca në sheshin “Xhorxh Bush” ishte vetëm për asistim të Inspektoratit

Policia ka njoftuar se prezenca e zyrtarëve policorë në sheshin “Xhorxh Bush” të hënën ka qenë vetëm për asistim të Inspektoratit të Komunës së Prishtinës.

Edhe Komuna me buldozerë e spektakël te “Xhorxh Bushi” afër zonës së mbrojtur Kulturë Komuna me buldozerë e spektakël te “Xhorxh Bushi” afër zonës së mbrojtur

Në reagimin e Policisë thuhet se ky aktivitet nuk ndërlidhet me asistimin e kryerjes së punimeve në këtë zonë. 

“Zyrtarët policorë veprojnë në bazë të parimeve të ligjshmërisë, proporcionalitetit dhe neutralitetit, duke respektuar në çdo rast ndarjen e pushteteve dhe kompetencat e institucioneve të tjera. Çdo pretendim që sugjeron tejkalim të kompetencave nga ana e Policisë së Kosovës është i pabazuar dhe bie ndesh me misionin tonë për të vepruar në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me ligjin”, thuhet në reagim.