Kujtim Gashi është ministri i tretë i Kulturës me të cilin kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, diskuton për sallë koncertale. Por Komuna nuk ka ndërmarrë asnjëherë asnjë hap konkret në lidhje me këtë projekt prej se Ahmeti për herë të parë u zgjodh kryetar në fund të vitit 2013.
Pas ish-ministrave të Kulturës, Memli Krasniqi e Kujtim Shala, Komuna e Prishtinës tashmë është duke diskutuar për këtë projekt edhe me ministrin Kujtim Gashi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Përderisa në prill të vitit 2014, ish-ministri Krasniqi dhe kryetari Ahmeti ishin pajtuar që salla - e cila herë quhet universale e herë koncertale - të ndërtohet afër Fakultetit Teknik, të martën, në prani të kryeministrit Haradinaj, ata kanë diskutuar që kjo sallë të zërë vend tek ai që njihet si objekti i ish-“Gërmisë”, përballë Teatrit Kombëtar të Kosovës e që shfrytëzohet nga Administrata Tatimore e Kosovës.
Pas takimit, në Komunën e Prishtinës në kuadër të vizitës që kreu i ekzekutivit i ka bërë qeverisë së kryeqytetit, ku të pranishëm kanë qenë edhe ministra të tjerë, kryetari Ahmeti ka thënë se është diskutuar krijimi i një taskforce për zhvendosjen e një pjese të administratës shtetërore në periferi të kryeqytetit, ashtu siç është paraparë me zgjerimin e Prishtinës së Re... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Edhe Ministria e Kulturës kishte kërkuar ridestinimin e mjeteve të sallës koncertale
-
Ahmeti thotë se s’ka vendim për rrënimin e ish-Gërmisë, do debat me argumente për Sallën Koncertale
-
Salla koncertale bllokohet pa 20 milionët e BE-së, pret shansin e radhës
-
Salla koncertale me projekt të ri, pa detaje të nisjes së realizimit
-
Ish-shtëpia e mallrave “Gërmia” do të jetë qendër multikulturore “Evropa”